Ceka: Mos hapja e negociatave lajm i padëshirueshëm, por pritej

Historiani dhe diplomati Neritan Ceka i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se dështimi i hapjes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian nuk ishte i papritur.

“Lajmi ishte i keq, por jo i papritur. Ne prisnim më shumë madje dhe Macroni thotë se nuk ishte vetëm ai, por ishte një numër i madh vendesh kundër Shqipërisë dhe më pak ishin kundër Maqedonisë.

Ka pasur një diskutim të qartë ku është kërkuar që të kalojë Maqedonia dhe të mbetet Shqipëria dhe Macroni sqaron që një vendim i tillë do të ishte jo i mirë nga pikëpamja gjeostrategjike.

Është parë nga kjo pikëpamje, por pa përjashtuar dhe përgatitjen e çdo vendi për t’u angazhuar, sepse nuk është puna që ka ndodhur diçka e pa korrigjueshme.

Këtu jemi në një proces që pritej në qershor, u shty në tetor, u dha një datë tjetër në maj. Pra, mos ta marrim me shumë dëshpërim  dhe me më shumë patetizëm se ç’duhet në këtë rast”, u shpreh Neritan Ceka.

SHKARKO APP