Ceka: Ndryshimet në Kodin Penal nuk do të zbatohen, masat e qeverisë janë ekstreme
I ftuar në Ora News, arkeologu Neritan Ceka u shpreh se ka ardhur që vendi të hapet, sidomos zonat e pa prekura nga Covid-19.
Ceka shtoi se ndryshimet në kodin Penal janë ndryshime të përkohshme pasi nuk do të zbatohen, si dhe, sipas Cekës, masat e ndërmarra të qeverisë janë ekstreme.
“Ajo që pësoi më shuam Shqipëria në këtë periudhë, ishte informaliteti. Një pjesë e mirë është e punësuar në mënyrë informale dhe në këtë periudhë ata janë gjendur të papunë dhe kanë hasur vështirësi. Shpresoj që nëse do të hapen, mendoj se ka ardhur koha për tu hapur, sidomos zonat që nuk janë prekur. Mendoj që vetë shifrat, japin mundësi që të ketë një hapje më të shpejtë të ekonomisë.
Duhet të ketë një heqje gjobat dhe të bëhet një amnisti fiskale jo për ata që kanë grumbulluar para jashtë Shqipërisë, por për ata që janë gjobitur. Për sa u përket ndryshimeve në Kodin Penal do të jenë të përkohshme dhe nuk do të zbatohen. Këto masa janë propagandë e panevojshëm për këtë kohë. Masat që janë parashikuar janë ekstreme dhe janë dhunë, në kufijtë e kushtetutës. Presidenti ka dhënë një shenjë të vullnetit të mirë, por në raste të tjera nuk do t’i miratonte”, u shpreh Neritan Ceka.