Ceka: Populli duhet të dalë në bulevard për të sjellë ndryshimin
Një ditë pas rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha në ’91, ekzistonte rreziku i një përplasje të mundshme mes popullit shqiptar të revoltuar dhe komunistëve. Këtë shmangie, Neritan Ceka e përcjell si një mesazh dhe për politikën e sotme dhe qytetarët shqiptarë.
Neritan Ceka ishtë një nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike të asaj kohe, i cili tregon se rreziku i asaj dite ishte një përplasje e mundshme mes popullit të Tiranës dhe komunistëve.
Ceka: Pati një grumbullim të madh të popullit të Tiranës te ura e Lanës ku ishte rreshtuar Garda dhe tanket duke menduar se kishte ndodhur një grusht shteti.
Bindjen e popullit të asaj kohe, Ceka e paraqet sot si një mesazh edhe për politikën e popullin shqiptar.
Ceka: Politika duhet të shkojë drejt dialogut, drejt kontrollit të pushteteve. Populli duhet të dalë në bulevard, por duhet të dalë me synimin për të sjellë ndryshimin.
Lëvizja qytetare e vitit ’90-’91 është për Neritan Cekën është një shembull i cili duhet të ndiqet nga çdo popull i shtypur nga pushteti.