Ceka qetëson shqiptarët: Tërmetet në Durrës janë shkatërrimtare, por jo katastrofike

Durrësi është një nga zonat më sizmike të Shqipërisë. Por arkeologu Neritan Ceka ka bërë një deklaratë për të qetësuar të gjithë shqiptarët. I ftuar në emisionin “360 gradë”, Ceka u shpreh se tërmetet në Durrës  janë shkatërrimtare, por jo katastrofike.

Shkatërrimin, Ceka e lidh me pakujdesinë. Ai mori shembullin e tij, kur tha se si në tërmetin e 21 shtatorit ashtu edhe atë të 26 nëntorit nuk është larguar nga shtëpia.

Neritan Ceka: Po të pyesni arkeologët do të thonë: Po Durrësi është një zonë sizmike, tërmetet janë periodikë, janë shkatërrimtarë, por jo katastrofikë. Këtë e them edhe për të qetësuar shqiptarët që thonë do rrimë apo nuk do rrimë në Shqipëri. Vërtet do ta rindërtojmë atë pjesë që u prish, por kush i mbush mendjen shqiptarëve që nuk na bie një tërmet më shkatërrimtar se ky. Unë si arkeolog në jetën time kur ndodhi ky i shtatorit kam shkuar ja kam fut gjumit. Pse, sepse  jam i sigurt që këtu tërmet katastrofik nuk ka. Edhe për tërmetin e fundit kam fjet në shtëpi. Ajo që i them gjithë shqiptarëve është që tërmete shkatërrimtare ka kur ne nuk jemi të kujdesshëm, por tërmete katastrofik nuk ka.

360 gradë - Ceka qetëson shqiptarët: Tërmetet në Durrës janë shkatërrimtare, por jo katastrofike

SHKARKO APP