Çela publikon pamjet: Rruga Skrapar – Përmet e shkatërruar, për Rilindjen rëndësi ka vetëm propaganda dhe vizatimet 3D

Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Qarkun e Beratit, Ardit Çela deklaron se për sektin e “Rilindjes” që qeveris sot vendin rëndësi ka vetëm propaganda dhe vizatimet 3D.

Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Çela publikon pamjet reale të rrugës Skrapar – Përmet, e cila edhe pse u inaugurua me pompozitet, ajo gjendet në një gjendje të shkatërruar krejtësisht.

“Për Rilindjen rëndësi ka vetëm propaganda dhe vizatimet 3D.

Shikoni pompozitetin e inaugurimeve fiktive të rilindasve në pushtet të Rrugës Skrapar – Përmet!

Shikoni edhe gjendjen e rrugës sot, të shkatërruar, vetëm pak kohë më pas.

Për Rilindjen nuk është prioritet lidhja e Skraparit me Përmetin, përkundrazi kanë mbi 3 vjetë që e kanë bllokuar vazhdimin e rrugës kur kanë ngelur vetëm pak kilometra.

Për Rilindjen nuk është prioritet as lidhja e Skraparit me Korçën, përndryshe asfaltimi i rrugës deri në Panarit do kishte mbaruar me kohë!

Qytetarët e dinë shumë mirë të vërtetën.

Për Rilindjen nuk ka prioritet tjetër, vetëm vjedhja e fondeve.

Në 25 Prill, referendum popullor për të shporrur mashtruesit dhe shpërdoruesit e Rilindjes”, shprehet Çela.

Për Rilindjen rëndësi ka vetem propaganda dhe vizatimet 3D.
Shikoni pompozitetin e inaugurimeve fiktive të rilindasve në…

Pubblicato da Ardit Çela su Giovedì 14 gennaio 2021

SHKARKO APP