Çelës shkollave të kthyera në KZAZ, arrestohen 2 punonjësit e bashkisë

Dy punonjës të bashkisë Pogradec janë arrestuar mëngjesin e kësaj të shtune, pasi kanë mbyllur me çelës 3 shkollat dhe kopshtin, të caktuar nga KQZ si KZAZ. Në pranga ka rënë 61-vjeçari S. B., dhe 59-vjeçari G. B., të dy me detyrë punonjës shërbimesh në Seksionin e Arsimit pranë Bashkisë. Siç njofton policia e këtij qyteti, arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur duke mbyllur me çelës tre shkolla dhe një kopsht fëmijësh në lagjet nr 2 dhe 5 të qytetit të Pogradecit.

Mbi ta rëndon akuza për veprën penale “Pengimi i zgjedhësit, kryer në bashkëpunim”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?