Çelet gara për aksin Milot-Fier, rruga me vlerë 1.2 mld euro do të jetë me pagesë

Prezantohet projekti i ndërtimit të rrugës Milot-Fier me vlerë 1.2 miliardë euro. Kryeministri Edi Rama tha se segmenti do të jetë me pagesë për përdoruesit por do të ketë edhe rrugë alternative që do të kalohet pa kosto.

Edhe kjo rrugë do të ndërtohet me PPP sëbashku me aksin Thumanë-Kashar për të krijuar të ashtuquajturin “korridori blu”.

Rama: Do të jetë një rrugë europiane, e standardeve europiane jo me fjalë por në rrugë. Do të jetë një rrugë me pagesë dhe një aks që do të garantojë edhe qarkullimin pa pagesë por me shpejtësi të ndryshme.

As në këtë rast kryeministri nuk kurseu akuzat për paraardhësin e tij kur tha se më shumë u bënë tendera sesa rrugë, të cilat sipas tij nuk përfunduan dhe u ndërtuan jashtë çdo standardi.

Rama: Njësoj si të presësh një kostum për mua dhe masat për krahët t’ja marrësh Erjon Braçes, masat për pantallonat t’ja marrësh Bashkim Finos dhe të pretendosh se kostumi qëndron normal në trup.

Segmenti Fier-Milot është 115 kilometra i gjatë dhe pritet të përshkohet përreth 75 minuta.

SHKARKO APP