Çelet konkursi për gradat në polici
Me anë të një urdhri të Drejtorit të Policisë së shtetit, Ardi Veliu është hapur gara për graden “Komisar” e “Kryekomisar” dhe së shpejti dhe për gradën “Drejtues”.
Për prej vitit 2012 nuk është hapur konkurs për këto grada në Akademinë e policisë duke detyruar kështu që të gjithë policët që i plotësonin kriteret duke iu drejtuar gjykatës e cila ua jepte automatikisht gradën më të lartë.
Testi me shkrim për të fituar gradën komisar dhe kryekomisar do të zhvillohet në akademinë e policisë në orën 7:30 në datat 7 dhe 12 nëntor. Çdo drejtori policie dhe komisariati është e detyruar të njoftojë gjithë kandidatët që plotësojnë kritetet. Kandidatët duhet të paraqiten ditën e konkurimit me kartën e identitetit dhe me mjetin identifikues si punonjës policie.
Rezultatet e konkurimit dalin brenda ditës dhe i gjithë procesi monitorohet nga Aida Hajnaj, zvdrejtoresha e Policisë së Shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

