Çelet për herë të parë sezoni turistik në Tepelenë

Tepelena do të ketë një sezon turistik zyrtar. Për herë të parë në qytet u çel sezoni turistik, që do të jetë në fakt një një javë me aktivitete. Gjate saj do të prezantohen potenciali turistik për të garantuar operatorët turistikë për mundësinë e shërbimeve të kulinarisë dhe akomodimit megjithëse ende për grupe të vogla vizitorësh.

Java e Ali Pashës nisi me një sesion shkencor për figurën e tij ku kanë referuar emra të njohur të historisë, kulturës dhe trashëgimisë. Panairi i artizanatit, kulinarisë dhe traditës ka mbledhur në shesh artizanë, bujtina të vogla dhe përfaqësues të bërthamave të para të agro-turizmit në Tepelenë.

Të ftuar për të pasuruar ofertën turistike të Tepelenës kanë qenë edhe artizanë nga rajone të tjera të vendit. Festimet vijuan deri në mesnatë me një koncert në sheshin e qytetit dhe animime në muret e kalasë.

SHKARKO APP