Çelet për publikun holli i Kryeministrisë

 

-Holli i Kryeministrisë, i transformuar tërësisht pas një rikonstruksioni të plotë është çelur mbrëmjen e së mërkurës edhe për publikun. Në këtë holl disa ore me parë, u mbajt dhe konferenca e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares gjermane Angela Merkel.

Në ceremoninë e çeljes për publikun të këtij holli, Kryeministri Rama falenderoi artistët që kanë punuar dhe kontribuar për të ndryshuar imazhin e këtij holli, që sipas kreut të qeverisë, do të jetë një landmark i Shqipërisë. “Nga tani na takon ne që ta bëjmë këtë qendër të jetueshme”, tha Rama.

Gjithashtu Kryeministri falenderoi edhe ambasadat e shumta që kanë mbështetur në realizimin e këtij projekti.

“Po ju lë të shjoni që të giihë ju, por edhe ata që s’janë këtu mund ta përdorin këtë hapësirë për jetën sociale, kulturore”, tha Rama .

Në këtë holl u ekspozua për herë të pare në Shqipëri edhe vepra e një artisiti gjerman, Thomas Demand. Gjatë konferencës me Kancelaren Merkel, Kryeministri Rama shpjegoi simbolikën e kësaj pikture, si një mënyrë origjinale për ta falënderuar Kancelaren për vizitën dhe mbështetjen ndaj Shqipërisë.

“Piktura e quajtur “Sign”, simbolizon shtrëngimin e duarve dhe partneritetin e popujve të botës përmes konsumit”, u shpreh Rama. “Piktura”, tha kryeministri, “nuk ka marrë ende një formë të plotë, ashtu si rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Ekspozita e pikturave të Thomas Demand do të qëndrojë e hapur në katin e parë të kryeministrisë, si një qendër për dialog”.

“Në rikonstruksionin e hollit ka përfunduar edhe ndërtimi bibliotekës, ku gjithashtu publiku do të ketë akses. Në të djathtë të Hollit Kryeministror janë ekspozuar materiale të prodhura gjatë totalitarizmit për t’i sjellë në vëmëndje të publikut, dhe në të njëjtën kohë të ruajë kujtesën tonë kolektive. Pjesës ballore të Kryeministrisë nga jashtë i është shtuar një tendë e ndriçuar, ndërsa në pjesën anësore është vendosur një monument në formën e kërpudhës.

SHKARKO APP