Celibashi: Çdo ditë që kalon ul shanset për implementimin e teknologjisë në zgjedhje
Opozita kërkon me insistim futjen e teknologjisë në zgjedhje, veçanërisht identifikimin dhe votimin elektronik
Ish-kryetari i KQZ-së, dhe ish-ministri i PS, Ilirjan Celibashi, tha për Rtv Ora se çdo ditë që kalon ul shanset që kjo të realizohet.
Celibashi: Nuk mendoj se kjo është zgjidhja që rrit garancinë apo siguron integritetin e procesit zgjedhor. Është një avantazh por jo domethënës dhe substancial. Çdo ditë që kalon ul shanset për implementimin e teknologjisë së informacionit në procesin e votimit dhe numërimit. Por veçanërisht në procesin e votimit. Në procesin e numërimit mund të ketë zgjidhje dhe ka kohë për të ofruar zgjidhje. Nuk është kaq i rëndësishëm ky proces sesa procesi i votimit dhe identifikimit elektronik thotë opozita.
Pak kohë në dispozicion ka mbetur edhe për votën e emigrantëve, por Celibashi vlerëson se nëse reforma zgjedhore mbyllet brenda afateve të përcaktuara ekziston mundësia që edhe emigrantët të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 2021.
Celibashi: Çdo ditë që kalon ul shanset në mënyrë absolute që emigranët të votojnë por nëse reforma mbyllet këto ditë mund të ekzistojë një shans që në zgjedhjet e ardhshme të vitit tjetër emigrantët mund të votojnë.