Celibashi: Në 120 qendra votimi nuk ka operatorë, kush ikën do të mban përgjegjësi
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në një konferencë me gazetarët për procesin zgjedhor, ka bërë me dije se në mbarë vendin janë 120 qendra votimi që nuk kanë operatorë.
”Janë 142 qendra votimi procesi po bëhet manualisht, në të tjerat po bëhet manualisht. E vërteta është se kemi pasur disa probleme. Për shkak se pajisja përdoret për herë të parë në Shqipëri.
Në tërësinë e vet, përqindja në të cilin nuk po zhvillohet procesi është shumë i vogël. Kjo ndodh për shkak të nivelit të ulët të dijeve nga operatorët. Dhe kur pajisja nuk printon në mënyrë korrekte, procesi i identifikimit do të vazhdojë të përdoret.
Nuk ka aryse që printeri të mos funksionojë. Kanë qënë rreth 500 telefonata në lidhje me problematikën e pajisjes, kanë marrë zgjidhje. Dua tju bëj një thirrje, për drejtuesit dhe përfaqësuesit që kanë anëtarët në qendrat e votimit. Këta të respektojnë rregullat, kush largohet do të mbajë përgjegjësi dhe me vepra penale”.