Celibashi: Në çdo qendër votimi do të ketë shabllonë për fletët me alfabetin braille për votuesit që nuk shikojnë

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka nxjerrë foto nga shpërndarja e materialeve zgjedhore e cila për 12 qarqet përfundon totalisht nesër. Sot përfundon për 8 qarqe, kurse nesër për Tiranën, Elbasanin, Durrësin e Lezhën. Celibashi garanton për votuesit që nuk shikojnë se nçdo qendër votimit do të ketë shabllonë për fletët e votimit me alfabetin braille.

Postimi i plotë

Sot, përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore për qarqet Vlorë, Shkodër, Dibër, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Fier, Berat. Nesër do të shpërndahen në Tiranë, Elbasan, Durrës & Lezhë. Në çdo QV do të ketë shabllonë (për FV) në alfabetin braille për votuesit që nuk shikojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?