Celibashi: Pse e çuam Doshin për verifikim në Prokurori, nuk shoh gjë të keqe në qëndrimin e Kim
Kryekomisioneri lirjan Celibashi në mbledhjen e KQZ-së sot u ka bërë thirrje subjekteve politike të refuzojnë donacionet e dyshimta. Celibashi kërkoi sot që partitë t’i përmbahen rregullave dhe ligjit për mospërdorimin e administratës, ndërsa paralajmëroi masa për ata që bëjnë të kundërtën.
“Të refuzojnë donacionet dyshuese, larg abuzimit me votë. Në rast identifikimi dhe verifikimi do marrim masa. Shpresoj të kenë vesh e të dëgjojnë.”
Po ashtu, kreu i KQZ-së foli edhe për Tom Doshin, dërgimin e tij për verifikim në Prokurori dhe deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim.
“Për rastin Tom Doshit që shkoi për verifikim kemi pasur indicie si nga burime publike, ashtu edhe nga vetë formulari i dekriminalizimit. Nuk shoh asgjë të keqe tek qëndrimet e ambasadores amerikane, por janë të shëndetshme, pasi interesi është për forcimin e demokracisë në Shqipëri.”