Celibashi: Raportimi i partive për financimin e tyre është formal dhe ne s’kemi mjetet për t’i kontrolluar

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat tha se raportimi publik i partive është sipërfaqësor dhe se kontrolli mbi to është formal, ndërsa shton se KQZ nuk ka mjetet e duhura për të çuar më tej kontrollet.

Do ketë gjithnjë vend për të diskutuar për raportin e politikës me paranë, nuk do të ketë fund asnjëherë. KQZ mendon se ka vend për përmirësim kuadri ligjor për financimin e partive e duhet të rregullohet edhe financimi i subjekteve. Ka ardhur koha që të përfshihen në monitorimin për partitë edhe shpenzimet në median e shkruar dhe rrjetet sociale. Sot raportimi i partive publike është sipërfaqësor, kontrolli mbi to është formal dhe ne nuk kemi mjetet për të çuar më tej kontrollet. Partitë të bëjnë publike çdo gjë“,-tha Celibashi.

Sipas Celibashit, partitë politike kanë pak transparencë brenda vetvetes dhe se për më shumë se 51% të partive nuk kanë të dhëna për vendodhjen e tyre. 80 parti sipas Celibashit, nuk kanë marrë pjesë në të paktën 4 zgjedhjet e fundit, ndërsa shton se KQZ duhet të fokusohet te partitë që marrin pjesë në zgjedhje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?