Celibashi thirrje partive politike: Zhvilloni një fushatë të qetë e të ndershme
Aktualitet E Hënë, 5 Prill 2021 11:55
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi përmes një prononcimi për mediat u ka bërë thirrje partive politike që të zhvillojnë një fushatë të ndershme e të qetë. ”Ai që do ta mbajë këtë përgjegjësi, do të ballafaqohet me sanksionet përkatëse. Për t’ju adresuar një thirrje duhet të jetë një fushatë e qetë dhe e ndershme e qytetarët të vendosin po lirshëm mbi referencat e tyre politike e elektorale”, tha Celibashi.