Celulari i Arielës, gazetarja zbulon se…

Vrasja e 21-vjeçares Ariela Murati, tronditi të gjithë opinionin publik. Disa flasin për një lidhje të pamundur mes tyre, ngacmime dhe thirrje që e paralajmëronin këtë vrasje. Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në ”Studio e Hapur”, ka treguar me detaje se si u vra Murati.

Ajo tha se nga vëzhgimi i telefonit është zbuluar se mes dy të rinjve ka pasur kontakte javët e fundit, por bisedat mes tyre kanë qenë mjaft të acaruara.

Deklarata e gazetarës

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja ka ndodhur në sy të motrës dhe kushërirës, të cilat kanë qenë duke e shoqëruar atë për në shtëpinë e saj. Janë ndaluar nga autori i cili ka udhëtuar nga Fieri enkas për tu takuar me të ndjerën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka pasur një debat me të, ka tentuar ta godasë, dhe ajo është ulur për ti shpëtuar goditjes dhe më pas ai ka qëlluar drejt saj. Fillimisht ka mbetur e plagosur dhe diku pas një ore ka ndërruar jetë në spital.

Nga të gjitha hetimet paraprake por edhe nga këqyrja e telefonit është vënë re se ngjarja kishte agravuar. Nga hetimet flitet se një javë më parë ka shkuar në shtëpi të vajzës për ti kërkuar dorës, por nuk ka pasur marrje në pyetje të familjarëve.

Ka pasur komunikim mes tyre. Nuk dihet nëse kanë pasur biseda të agravuara, kjo mbetet për tu parë. Vajza ka qenë duke u adresuar në komisariatin numër 4 por që nuk ka arritur ta bënte pasi ndodhi ngjarja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?