Cenko flet për 28-vjeçaren e dhunuar: Ishte vrasje në tentativë, një javë dhunë sistematike

28-vjeçarja e cila ishte kthyer nga Gjermania për të nisur bashkëjetesën me të dashurin e saj, ka përjetuar për ditë me radhë dhunë barbare. Reisi B,  pomerr trajtim mjekësor në spital si pasojë e dëmtimeve nga dhuna e ushtruar, ndërsa thotë se shkak ishte xhelozia e të riut.

Avokati i saj, Enea Cenko, deklaroi se 28-vjeçarja ka tentuar ti japë fund jetës. Ai tha se kjo dhunë e ushtruar ndaj Reisit është një dramë e ngulitur në shpirtin e saj nga tortura. Sipas tij kjo është një vrasje në tentativë, pasi ka qëndruar e mbyllur për një javë duke u dhunuar sistematikisht.

”Kam parë vdekjen me sy dhe donte të më merrte shpirtin. Janë fjalë të ndjera dhe për të treguar një të vërtetë. Reisi ka lindur në Gjermani, jeton atje dhe punon atje si infermiere në një nga spitalet gjermane. Atje janë njohur me personin dhe më pas ai ka shfaqur shenja të dhunës. Nuk është denoncuar sepse e ka dashur, aq më tepër për të qetësuar dhe familjen e saj. E donte sepse fjalët e Reisit nuk mund të shihen 100% me përpikmëri ajo më ka theksuar se e ka dashur por më pas dhe e ka pasur frikë. Ka tentuar të vrasë veten dhe është ndjerë në një terror të vërtetë. Ajo që dua të theksoj është se dhuna është bërë në mënyrë masive, psikologjike, fizike madje i ka prishur dhe imazhin kësaj vajze të re duke i shkaktuar një dramë. Dhe familja e saj është shokuar kur e ka mësuar këtë gjë ka ardhur në Shqipëri. Kjo torturë është një vrasje e mbetur në tentativë, dhe një sërë veprash të tjera penale duhet të kualifikohen”,-tha në ”MCN TV”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vijim ai theksoi se e reja ka dashur të hidhej nga kati i 5-të, por duhet theksuar se gjatë gjithë kohës personi në fjalë e ka akuzuar Reisin pse e ka kallëzuar në Gjermani, gjë që sipas saj dhe avokatit nuk është aspak e vërtetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?