Censi 2023, drejtoresha e INSTAT: Procesi po shkon mirë
Sot ka nisur Censi i Popullsisë dhe Banesave. Drejtoresha e INSTAT në një deklaratë për mediat tha se procesi po shkon mirë dhe se deri më tani janë përfunduar rreth 800 pyetësorë. Dhuli u bëri thirrje qytetarëve që të plotësojnë pyetësorin. Dhuli tha se anketuesit do jenë në terren edhe pasdite, me qëllim që të takohen edhe me ata qytetarë që paradite kanë qenë në punë.
“Deri tani referuar sistemit, procesi po shkon mirë. Janë regjistruar pjesa më e madhe e anketuesve. 1500 intervista janë në proces, janë përfunduar rreth 800 pyetësorë. Procesi është dinamik dhe po shkon sipas pritshmërive, intervistat do vazhdojnë edhe pasdite për të mundësuar takimin me qytetarët që kanë qenë në punë. INSTAT do japë informacion mbi ecurinë. Ftojmë çdo individ t’i kushtojë disa minuta procesit të numërimit duke bashkëpunuar me anketuesit pasi censusi është një e mirë publike në të mirë çdo qytetari”, tha Dhuli.
KOHA JONË SONDAZH

