Censusi i shpendëve dimërues – 10-fishohet numri i specialistëve, nga 5 në 50

Ruajtja e shpendëve pritet të bëhet një burim të fortë turistik për zonat e mbrojtura. Në këtë kuadër, agjencitë kombëtare të zonave të mbrojtura kanë rritur numrin e specialistëve duke e dyfishuar atë krahasuar më një vit më parë, ndërsa kanë dhjetëfishuar numrin e specialistëve nga 5 në 50 që do të  marrin pjesë në monitorimin e shpendëve.

Ndërkohë operacioni  lidhur me censusin kombëtar  të shpendëve ka filluar të japi rezultatet e para për këtë vit. Vetëm pak ditë  pas lajmërimit të ministrit të Turizmit dhe Mjedisit  Blendi Klosi  për ndëshkimin e subjekteve që kapin, balsamosin apo ekspozojnë shpendë të rralla, Inspektorët e mjedisit në qarkun Korçë në bashkëpunim me policinë e shtetit dhe doganën në pikën kufitare të Kapshticës sekuestruan 300 shpend të llojit gardelina.

Shpendët  do të tregtoheshin në shtetin fqinjë dhe po transportoheshin në mënyrë të paligjshme. Sipas ministrisë  ky lloj shpendi  bënë  pjesë në listën e kuqe të IUCN dhe kanë statusin mbrojtës në Konventën e Bernës, ku janë llojet strikte të mbrojtura të faunës së egër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministria e Turizmit dhe  Mjedisit  bënë të ditur për televizionin SCAN se rezultatet e para e censusit kombëtar të shpendëve pritet të bëhen publike në 2 shkurt të këtij viti ndërkohë që synim mbetet rritja e mëtejshme e kapaciteteve  për kryerjen e monitorimit vetëm nga specialistët  shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?