Çerdhja Nr. 16, Zhaneta Beqiri: Jemi alert për të garantuar shëndetin e ëmijëve

Bashkia e Tiranës ka marrë të gjitha masat e nevojshme pas njoftimit ditën e dielë nga Operatori Shëndetësor vendor për një rast të dyshuar me COVID-19 te stafi i çerdhes Nr16.
Drejtoresha e Çerdheve dhe Kopshteve në Bashkinë e Tiranës, Zhaneta Beqiri, në një prononcim për mediat sqaroi se që nga rihapja në 1 qershor, po ndiqet një protokoll strikt që lidhet me garantimin e higjienës, duke filluar nga dezinfektantët e duarve, dezinfektatët e ambientit, matja e temperaturës si për fëmijët, edhe për stafin. “Janë marrë masa që nga 1 Qershori dhe në vazhim dhe lidhen me garantimin e higjienës, do të thotë, dezinfektantët e duarve, te ambientit, matje në mënyrë permanente, në pritje dhe në përcjellje, por dhe gjatë ditës, e temperaturës si për fëmijët, edhe për stafin. Gjë që faktohet nga dokumentacioni që është në çerdhe. Sapo u dyshua për një rast, morem menjëherë masat dhe ridizinfektuam për të tretën herë, pasditen e djeshme, çerdhen 16 dhe larguam nga çerdhja, atë grup edukatoresh dhe sanitaresh që të mos ishin sot në ambientet e çerdhes. Sot Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor doli me një vendim, ku pezullohet shërbimi me një afat kohor 14 ditor, duke qene se i gjithë stafi i çerdhes është pjesë e hetimit epidemiologjik. Ne do të zbatojmë të gjithë protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë për këtë rast. Që do të thotë, stafi do të vetëkarantinohet, pastaj Ministria e Shëndetësisë me strukturat e veta përkatëse do të vazhdojë të ndjekë rastin”, tha Beqiri, duke shtuar se çdo orientim që vjen autoritetet shëndetësore, zbatohet me rigorozitet.

E pyetur për situatën nëpër çerdhet dhe kopshtet e tjera, drejtoresha Zhaneta Beqiri nënvizoi se gjatë gjithë kësaj periudhe çerdhet dhe kopshtet e Tiranës janë monitoruar nga Bashkia e Tiranës, jo vetëm që të furnizohen me paketat e duhura higjienike, por që këto paketa dhe këto masa të zbatohen. “Pritja dhe përcjellja e fëmijëve, dezinfektimi i duarve të fëmijëve, dezinfektimi i ambienteve, moslejimi i prindërve që të hyjnë, dhe pritja e përcjellja tek dera e institucioneve, ka qenë rutina e të gjitha ditëve që është ofruar shërbimi në çerdhet dhe në kopshtet e Tiranës. Ne jemi alert ndaj çdo ndryshimi të temperaturës së fëmijëve dhe të stafit, dhe menjëherë këtë ndryshim e sinjalizojmë, e relatojmë tek Operatori Shëndetësor Vendor. Kjo është detyra që kemi përgjegjësi për të qenë strikt, për të qenë korrekt, për të garantuar shëndetin e fëmijëve në çerdhe dhe në kopshte”, theksoi Beqiri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?