Ceremonia përkujtimore për të nderuar Sir David Amess, Marjam Raxhavi: Avokat i madh i lirisë
Një ceremoni përkujtimore me pjesëmarrjen e banorëve të Ashraf 3, shtëpi e anëtarëve të Organizatës Popullore Moxhahedin të Iranit në Shqipëri, u mbajt të dielën në kujtim të Sir David Amess. Pjesëmarrësit në ceremoni i bënë homazhe Sir David Amess, mikut të madh të popullit iranian dhe Rezistencës Iraniane.
Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, Maryam Raxhavi tha se mbetet e trishtuar për vrasjen kriminale të Sir David Amess, ku e cilësoi si një mik të madh. ”Të gjithë ne në Rezistencën Iraniane dhe populli i Iranit kemi humbur një mik të jashtëzakonshëm. Populli britanik dhe bota kanë humbur një avokat të madh për lirinë dhe të drejtat e njeriut”. Raxhavi i shprehu ngushëllimet e saj më të thella familjes së Sir David, veçanërisht gruas së tij Julia, anëtarëve të Komitetit Parlamentar Britanik për Lirinë e Iranit, miqve të tij, kolegëve dhe njerëzve të Britanisë.
”Ne nuk jemi mbledhur këtu për të mbajtur zi vetëm për vdekjen e Sir David. Ne jemi gjithashtu këtu për të festuar jetën dhe arritjet e tij. Unë besoj me vendosmëri se ai tani është bashkuar me të gjithë ata që dhanë jetën për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe drejtësinë, për të cilat ai ishte një kampion i palodhur.
Në të vërtetë, ai ishte armiku i diktaturave, veçanërisht diktaturës së mullahëve. Prandaj, pas tre dekadash mbështetje për Rezistencën Popullore Iraniane, ai tani është midis martirëve për liri.
Mund të thuhet shumë për karakterin e Sir David, mirësinë, dhembshurinë, zemrën e madhe, integritetin/ parimet morale dhe vlerat. Në fitore ose humbje, në kohë të mira dhe të këqija, ai gjithmonë buzëqeshte dhe u thoshte të gjithëve përreth tij që të këmbëngulnin. Lëvizja jonë e Rezistencës i detyrohet një borxh të madh mirënjohjeje Sir David”.
Sir David Amess ishte aktiv në shumë fronte, duke përfshirë: Në vitin 2007, ai u bashkua me 34 kolegë të tij parlamentarë në sfidën e suksesshme ligjore ndaj etiketës së terrorizmit të motivuar politikisht në PMOI, e cila ishte bërë me urdhër të regjimit iranian; Përpjekjet e tij të pamëshirshme për të siguruar sigurinë e luftëtarëve të lirisë së Iranit, anëtarët e PMOI, në kampet Ashraf dhe Liberty në Irak; dhe fushata e tij për të siguruar zhvendosjen e tyre të sigurt në vendet evropiane, përfshirë Shqipërinë duke filluar në vitin 2012.

KOHA JONË SONDAZH

