Cërrik, kandidati i ASHE Altin Toska: Të rinjtë, forca e zhvillimit

Kandidati i Aleancës për Shqiperi Europiane  për bashkinë e Cërrikut  Altin Toska zhvilloi nje takim me te rinjte e qytetit. I shoqëruar nga kordinatori i LSI Dashamir Xhika, Toska vlersoi forcen e rinisë, si një promotor në zhvillimin e vendit, duke shtuar se do bashkia do japë bursa për nxënësit me rezultate të larta.

“Ne do të punojmë sëbashku që të ndryshojmë bashkin e cerrikut,dhe këtë e ka parë gjatë ditëve të fushatave ,mbështetjen që  kam gjete tek te rinjtë . Rinia,  zë një vend të vecantë  në programin tim u shpreh Toska  , do të ketë me shumë vende  pune per te rinjte , bursa per nxenesit me rezultate te mira në mësime ,  qender  rinore, kinema , dhe terene sportive,per tu argetuar , dhe këto nuk janë në vazhdën e premtimeve, por që do të kthehen në zbatim mbas 21 qershorit.”

Takimi i kandidatit të ASHE për Bashkinë e Cërrikut me rinjtë e qytetit, ka vijuar në formën e bashkëbisedimit rreth problemeve kyçe që përballen.

SHKARKO APP