Certifikatat e legalizimit në Pilur, Lame: Tokat janë të pronarëve, jo të oligarkëve

Të ndërtuara 150 apo 200 vjet më parë, një pjesë e madhe e shtëpive në fshatin Pilur të Himarës kanë nisur të marrin dokumentet e pronësisë. Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame ishte atje, në vijim të procesit të regjistrimit fillestar të pronave në bregdet.

“Përgjithësisht deri tani jemi fokusuar në regjistrimin e pronave në zonën bregdetare, sepse interesi për zhvillim në atë zonë ka qenë më i madh dhe bumi turistik e bënte të domosdoshëm këtë gjë. Regjistrimi në emër të banorëve të këtyre fshatrave mbylli shumë zëra dhe llafe që ishin thënë.

Dhe në fakt ka 30 vjet që spekullohet se po na marrin tokat. Vitin e fundit që Kadastra i hyri punës dhe u mor me regjistrimin në fshatrave të Jugut, janë dëgjuar shumë pak llafe, sepse njerëzit panë që realisht u bënë zotër me tapi të tokave të tyre. Në fund doli që pronat u bënë të pronarëve dhe jo të oligarkëve”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?