Certifikatë bekimi për Nikolin Jakën nga Papa Françesku me rastin e 50-vjetorit të lindjes
Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka sapo ka festuar 50 vjetorin e lindjes. Për këtë përvjetor, ai është nderuar edhe nga Shenjtëria e Tij Papa Françesku, me një certifikatë bekimi. Lajmin e ka dhënë Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar, ku edhe kanë uruar Jakën për këtë vlerësim nga Papa. ”Mbështetje për rolin e tij, tashmë aq të njohur nga të gjitha komunitetet ku z. Jaka ushtron aktivitetin e tij prej tri dekadash. Këto urime dhe bekime Papa i rezervon për autoritete të larta në fusha të ndryshme”.
Postimi i plotë
Zoti Nikolin Jaka, një prej themeluesve të Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar dhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, sapo ka festuar 50 vjetorin.
Ndër dhuratat e shumta që ka marrë, njëra e shenjon më fort dhe më veçantërisht vendin që zë z. Nikolin Jaka në komunitetin e biznesit dhe në jetën politike e shoqërore të komuniteteve në tërësi.
Një certifikatë bekimi nga Shenjtëria e Tij Papa Françesku me rastin e përvjetorit. Jo vetëm si ‘kartolinë urimi’ për ditëlindje, por edhe si mbështetje për rolin e tij, tashmë aq të njohur nga të gjitha komunitetet ku z. Jaka ushtron aktivitetin e tij prej tri dekadash. Këto urime dhe bekime Papa i rezervon për autoritete të larta në fusha të ndryshme.
Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar ndjehet shumë i nderuar dhe i vlerësuar për këtë bekim Papnor, që i bëhet përfaqësuesit tonë.
Urime Kryetar Nikolin Jaka edhe 100 vite me shëndet, të lumtura dhe produktive dhe bekimet Papës së Shenjtë të shtofshin vullnet dhe mbarësi në rrugën përpara!