Certifikimi i pronave, Lame: Dhjetëra zona ku po ribëhet përmirësimi i hartave

Nga Lushnja kreu i Kadastrës Artan Lame, evidentoi dy probleme themelore me certifikimin e pronave në Shqipëri.

“Dy janë problemet e mëdha; një janë zonat ku nuk është bërë asnjëherë regjistrimi fillestar i pasurive dhe që duhet bërë regjistrimi fillestar, duke pasur parasysh që regjistrimi fillestar si proces ka filluar në vitin 1994. E dyta janë ato zona ku është bërë ndër vite regjistrimi fillestar, por është bërë keq ose bërë sikur është bërë dhe s’është bërë fare, që do të thotë se duhet bërë nga e para”, tha Lame.

Po ashtu lidhur me problemet e hasura ndër vite me hartat e pronave dhe mbivendosjen e tyre, ai theksoi se janë me dhjetëra zonat e tjera kadastrale në të cilat po ribëhet përmirësimi hartografik.

“Nuk ka mbetur shqiptar tani që nuk e ka marrë vesh atë historinë e hartave të grisura, e hartave të mbivendosura dhe atu po bëhet procesi komplet nga fillimi për të përmirësuar hartat. Vetëm këto që përmendja unë të zonave kadastrale janë 112 mijë pasuri që regjistrohen vetëm nga zonat ku po bëhet për herë të parë”.

SHKARKO APP