Certifikohen 5 operatorët e parë të aktiviteteve detare, Klosi: Turizmi detar me potencial të lartë

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi mori pjesë në një aktivitet në Sarandë, ku certifikohen operatorët e parë të aktiviteteve detare. Ai theksoi se turizmi detar ka një potencial të lartë që duhet të zhvillohet si në gjithë vendet mesdhetare. Për më tepër, Klosi theksoi se brenda harkut kohor të 5 viteve do të kemi një biznes të ri, biznesin e detit i cili fatkeqësisht nuk ka qenë prezent në Shqipëri.

”Investimet që po bëhen këtu në Sarandë, porti i ri i Vlorës, Himarës, porti shumë i madh i Durrësit dhe ai i Shëngjinit janë mundësi të arta që dhe në Shqipëri të fillojë një biznes i ri, biznesi detar. Është një politikë që pandemia e frenoi, por nuk arriti ta bllokojë dhe ja ku jemi sot në Sarandë ku biznesi shqiptar me iniciativën e tyre të fortë po bëjnë investime të rëndësishme.

Sot jemi në një strukturë të re si operator i ri turistik të turizmit detarë i cili i ofrohet ofertës turistike të Sarandës, jo vetëm për të shëtitu në brigjet e Sarandës, por si një atraksion turistik duke organizuar aktivitete gjatë natës në det.

Ndihem shumë mirë që bashkë me plotësimin e kuadrit ligjor, me dhënie e certifikatave të para të operatorëve turistik detarë ne të kemi dhe inaugurimin e dy anijeve të reja në gjirin e Sarandës të cilat janë një atraksion shtesë për turizmin. Sot ne ndajmë 5 certifikata e para të operatorit turistik të detit”.

SHKARKO APP