Certifikohen oficerët e lartë të MZSH, Balla: Rritje pagash për punonjësit

Shërbimi Zjarrfikës ka hyrë në një fazë të shndërrimit rrënjësor, për t’u renditur denjësisht përkrah uniformës së Policisë së Shtetit dhe Ushtarakëve. Aktualisht është duke u hartuar një ligj i ri për MZSH, ndërkohë në Akademinë e Sigurisë fituan gradën 13 oficerë të nivelit të lartë e të mesëm drejtues.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, tha gjatë ceremonisë së certifikimit të tyre, se trajnimi i punonjësve dhe dixhitalizimi janë procese me rëndësi.

Jemi në fazën e parë të procesit, për ta shndërruar rrënjësisht këtë shërbim, por edhe me një qasje të re të Drejtorisë së Përgjithshme, e cila nuk do të ketë rol koordinues, por edhe udhëheqës. Mësimet që morën më 2023, do të adresohen në kohë për të përballuar situatën në verën 2024. Kam një pasqyrë të kapaciteteve teknike në 61 bashkitë, situata nuk është ajo që do doja të kishim, por megjithatë nëse bashkojnë të gjithë forcat edhe me Emergjencat Civile, me Ministrinë e Mbrojtjes, dimë t’i koordinojmë, kemi një fuqi që na garanton përballimin me sukses të situatës së zjarreve apo fatkeqësi të tjera. Shpëtimi është një dimension, që duhet të jemi më të trajnuar, si p.sh. në aksidente, që mos vonohet dhënia e ndihmës së parë për shkak të pamundësisë për të ndërhyrë në kohë me pajisjet e MZSH. Në këtë aspekt, duhet më shumë përkushtim, sepse edhe kjo Uniformë, që me ligjin e ri do të jetë unike në gjithë territorin, sikurse e Ushtarakut, e Policisë së Shtetit, do të jetë në të njëjtin nivel dhe trajtim”, theksoi Balla.

SHKARKO APP