Çështja Alda Klosi, Balla: Drejtësia e re po funksionon dhe llumi duhet pastruar njëherë e mirë

Kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla u pyet sot nga gazetarët për vjedhjen e kryer në apartamentin e ish-zyrtares së lartë, Alda Klosi. Në përgjigjen e tij, Balla theksoi se çështja i takon drejtësisë dhe se hetimet vijojnë.

“Kur para 5 apo 6 viteve ne flisnim për drejtësinë e re që po lindte mbi gërmadhat e drejtësisë së vjetër mediat i shihnin me dyshim këto deklarata, por mendoj që kemi ardhur në një fazë të re të drejtësisë. Fakti që drejtësia po funksionon është lajm i mirë dhe llumi duhet pastruar. Tashmë kjo çështje është në duart e drejtësisë”,-tha Balla.

Po ashtu Balla ka folur edhe për sesionin e ri parlamentar, i cili nis javën e ardhshme, për të cilin u shpreh se duhet të marrë fund historia e të bërit gjyq ndaj njëri-tjetrit dhe se çdo akuzë duhet çuar te organet e drejtësisë.

SHKARKO APP