Çështja ”Beleri”, mediat greke tregojnë skenarët: Nëse dënohet nuk do të jetë kandidat, por nëse merr leje…
Mediat greke vijojnë që të shkruajnë për çështjen e ”Fredi Belerit”, duke theksuar se hendeku mes Athinës dhe Tiranës po rritet pas rrëzimit të kërkesës së fundit të kryebashkiakut të zgjedhur të bashkisë Himarë. Nëse një kryetar bashkie nuk betohet brenda tre muajve, ai shpallet i shkarkuar dhe zgjedhjet përsëriten.
Sipas burimeve ligjore ka dallime në mendime se kur skadon saktësisht afati tre mujor, duke qenë se nuk ka asnjë precedent për zbatimin e kësaj dispozite legjislative. Disa burime ligjore pohojnë se tremujori është llogaritur në bazë të kohës kur është mbledhur këshilli i qytetit të Himarës, ndaj afati skadon në mes të shtatorit. Megjithatë, sipas autoriteteve zyrtare të Shqipërisë, afati tre mujor ka skaduar që prej datës 14 gusht.
Skenari i parë është nëse Tirana vendos t’i japë fund kësaj krize, që Belerit t’i jepet një leje administrative, qoftë edhe disa orëshe, për të bërë betimin.
Skenari i dytë është që qeveria shqiptare të shpallë zgjedhje në Heimarë me Belerin në paraburgim pa qenë i dënuar. Në këtë rast, ai do të ruajë dosjen e pastër kriminale dhe do të mundet, qoftë edhe nga burgu, të jetë sërish kandidat.
Skenari i tretë është që procesi i Belerit të vazhdojë menjëherë, para thirrjes për përsëritjen e zgjedhjeve. Nëse shpallet i pafajshëm do të mund të kandidojë sërish për kryetar bashkie, ndërsa nëse dënohet, nuk do të jetë kandidat.