Çështja Berisha mbërrin në Kongresin Amerikan

Çështja e Sali Berishës është cekur në Komisionin për mirëqeverisjën në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gazetari investigativ Tyler O’Niel ka dëshmuar në Kongres se fondacionet e Shoqërisë së Hapur dhe USAID kanë mbështetur një institut që realizoi ndryshimet në drejtësi në Shqipëri.

“Fondacioni Open Society dhe USAID gjithashtu kanë bashkëpunuar në mbështetjen e Institutit të Menaxhimit Lindje-Perëndim (East Ëest Management Institute), i cili mori 31.2 milionë dollarë nga USAID gjatë vitit të fundit fiskal që përfundoi më 30 shtator.

Ky institut inicioi ndryshime në gjyqësor në Shqipëri, të cilat kritikët pretendojnë se çuan në ndjekjen penale të liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha, duke heshtur kundërshtarin e kryeministrit socialist të vendit”, tha ai në Kongres.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?