“Çështja çame”, në alarm mediat greke: Edi Rama ushqen me bar shqiptarët

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama për çështjen çame, teksa ishte në emisionin ‘Real Story’ në Vizion Plus, kanë marrë një vëmendje të madhe nga mediat greke.

Në tituj dominon ajo që tha Rama se çështja çame është diskutuar në tryezën e bisedimeve me Greqinë, por se ministri Nikos Kotzias, ndoshta nuk e ka dëgjuar, si dhe propozimi për të ndërtuar një përkujtimore në Greqi për nder të çamëve të masakruar.

Sipas mediave te vendit fqinj kryeministri shqiptar ka përgënjeshtruar ministrin e jashtëm grek Nikos Kotzias i cili kishte thënë se çështja çame nuk ekziston.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më poshtë po rendisim disa prej titujve të mediave greke kryesore për këtë çështje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Protothema

Rama: Cështja çame është një problem me Greqinë. Kotzias nuk dëgjoi mirë

Tribune.gr

Edi Rama ushqen me bar shqiptarët për çamët, pasi i nënshkruan të gjitha. Bravo Edi!

iEfimerida.gr

Edi Rama: Nuk kemi pretendime territoriale, por çamët duan një memorial përkujtues

Eleftheros Typos

‘Bomba’ Rama: Diskutojmë çështjen çame. Duam memorial në Epir

Kathimerini

Rama: Kotzias e ka dëgjuar gabim. Diskutim problematik negociatat me çamët/ lapsi.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?