Çështja e Butrintit/Berisha-Margaritit: Je shumë e egër me punonjësit. Mos u bëni mashë për të kënaqur ambiciet e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend ka reaguar me kritika dhe akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për çështjen e Parkut Kombëtar të Butrintit. Sipas tij në këtë zonë është parashikuar që të ndërtohen vila, duke thënë se po rrëmbehen toka për të bërë ndërtime.

”Çfarë ka bërë Rama për pasurinë kombëtare, ai ka shfrytëzuar një plani menazhimi të zonës A3 ka nxjerrë jashtë parkut zonat e tjera. Ka parashikuar të ndërtojë 620 vila në Kepin e Stillës, restorte turistike në Gjirin e Manastirit. Fondi është autor i planit të menaxhimit dhe ka bërë një plan tjetër që nuk e publikon sepse nuk thotë këto që thotë plani i dytë”.

Nga ana tjetër, Berisha i është drejtuar ministres së Kulturës Elva Margariti, duke i thënë “je shumë e egër me punonjësit”.

SHKARKO APP