Çështja e Detit dhe takimi me Mitsotakis, Nesho: Rama kërkoi kohë para zgjedhjeve. Duket se ka dakortësi

Diplomati Agim Nesho ishte në lidhje direkte për emisionin Ora 19 me moderatoren Juli Kristafi, në SYRI TV, ka komentuar takimin e Ramës me Mitsotakis gjatë Samitit të NATO-s, ku kanë paralajmëruar edhe avancim në çështjen e detit.

Kristafi: Takimi i Ramës me Mitsotakis dhe vendimi për përshpejtimin e marrëveshjes së Detit me Greqinë, kujt i shërben?

Nesho: Mendoj se takimet në NATO janë takime të rastësishme gjatë punës në takimet e pushimit apo para fillimit të takimit të Samitit të NATO-s. Natyrisht Greqia është e interesuar për atë çfarë i ka premtuar Rama, por ne nuk kemi asnjë transparencë për vazhdimin e bisedimeve, duke u bazuar edhe në paqëndrueshmërinë e palës shqiptare dhe nevoja për ta konkretizuar sa më shpejtë. Duket se ka një dakortësi mes palëve, duket ka pasur një qëndrim të Ramës për ta zgjidhur këtë marrëveshje pas zgjedhjeve, tani është pala greke që i kërkon ta konkretizojë, duke iu drejtuar gjykatës ndërkombëtare të Hagës.

SHKARKO APP