Çështja e detit, eksperti: Jo në Hagë, të kërkojmë ndërmjetësim amerikan
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Agron Alibali tha në një intervistë për Euronews Albania se është më mirë që Shqipëria të tërhiqet nga negocimi në Hagë për çështjen e detit. Për të është më e udhës që vendi të kërkojë ndërmjetësim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Gjykata e Hagës kur nis procedurat atje vazhdon për një kohë të gjatë, mund të zgjasë deri në 5 vjet. Në të njëjtën kohë Gjykata e Hagës është një forum shumë i kushtueshëm. Unë kam hedhur idenë që kjo çështje të gjykohet në tribunalin e Hamburgut.
Duke pasur parasysh disa zhvillime të kohëve të fundit që kanë ndodhur në Mesdheun lindor, ndoshta rruga më e mirë do të ishte që Shqipëria të tërhiqet nga kjo marrëveshje, siç e ka quajtur Dendias dhe t’i kthehet tryezës së bisedimeve dhe ndoshta edhe nëpërmjet një ndërmjetësimi nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”,-u shpreh Alibali.
KOHA JONË SONDAZH

