Çështja Fredi Beleri, Unioni i Himariotëve protestë këtë të martë në Athinë
Sot në Athinë do mbahet një protestë mbështetëse për Fredi Belerin, fitues në zgjedhjet lokale për bashkinë e Himarës. Unioni i Himariotëve ka lajmëruar mbajtjen e një proteste përballë ambasadës shqiptare në Athinë. Arrestimin e tij Unioni i Himariotëve e cilëson si të padrejtë. Përmes një deklarate zyrtare, shoqata fton të gjithë shtetasit shqiptarë dhe grekë t’i bashkohen protestës përballë ambasadës shqiptare në Athinë, në orën 18:00 në adresën: Nr. 7 Vekiareli, Filothei.
Ministrja e Europës dhe e Punëve të Jashtme, OIta Xhaçka ndodhet në Bruksel, ku është takuar me ministrat e Jashtëm të blloku, ku edhe thotë se ia ka bërë të qartë homologut grek, Nikos Dendias, se çështja e arrestimit dhe lënies në burg të Fredi Belerit, i përket drejtësisë.
”Kolegu Dendias paraqiti qëndrimin e tij dhe unë bëra shumë të qartë qëndrimin tonë se kjo nuk është as çështje politike dhe as çështje e të drejtave të njeriut. Është çështje e respektimit të ligjit për çdo qytetar shqiptar. Është çështje e luftës kundër fenomenit të blerjes së votës, si një prej rekomandimeve kryesore të OSBE-ODIHR. Ashtu si Shqipëria, edhe Greqia në respekt të ligjit kreu arrestime pikërisht për akuza për blerje vote”, tha Xhaçka në një deklaratë për mediat pas takimit të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor me ata të Bashkimit Europian.