Çfarë dhe ku hanë shqiptarët, bllokohet restoranti në Golem

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në vijim të kontrolleve rigoroze në të gjitha subjektet që janë më të frekuentuara gjatë gjithë sezonit sezonit turistik, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, parandalimin e çdo praktike mashtruese dhe abuzive në dëm të konsumatorëve, ka kryer kontrolle zyrtare në tre subjekte, në Golem dhe Tiranë, nga të cilat ka rezultuar se:

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Market” me aktivitet “Tregtim produktesh ushqimore” Tiranë, u konstatua se subjekti ushtronte veprimtarinë pa u pajisur me licensën përkatëse “Shitje me shumicë e produkteve me origjinë shtazore për njerëz” (kategoria II.1.B).

Për shkeljen e konstatuar, AKU mori masën e mëposhtme:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjobë” me vlerën totale 2,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit duke mos disponuar liçensën përkatëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “A.H.” me aktivitet “Restorant” Golem, u konstatua se subjekti ushton aktivitetin në kushte të papërshtatme higjeno-sanitare (në kuzhinë kishte prezencë të sendeve të tepërta dhe pajisje të amortizuara me prani të ndryshkut, muret kishin prezencë lagështire dhe kishte prani të insekteve).

Në momentin e kontrollit në subjekt u konstuan produkte me afat të kaluar përdorimi (niseshte, bukë e bluar për gatim). Gjithashtu, subjekti nuk implementonte sistemin e vetëkontrolli (HACCP).

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat e mëposhtme:

“Gjobë” me vlerën totale 500,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,
“Gjobë” me vlerën totale 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi,
“Gjobë” me vlerën totale 100,000 lekë për mosimplementimin e planit të vekontrollit (HACCP),
“Bllokimi i aktivitetit” dhe “Bllokimi i produkteve” të pasigurta për konsum, me qëllim asgjësimin e tyre.
Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “I.H.G.” me aktivitet “Restorant (produkte mixe)” Tiranë, u konstatua se subjekti nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit (HACCP).

Për shkeljen e konstatuar AKU mori masën e mëposhtme:

“Gjobë” me vlerën totale 100,000 lekë për mungesë të implementimit të planit të vetëkontrollit (HACCP).
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet rigoroze për të garantuar zbatimin e ligjit në të gjithë zinxhirin ushqimor dhe ofrimin e produkteve ushqimore të sigurta për të gjithë konsumatorët, me qëllim garantimin e një sezoni turistik veror të shëndetshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?