Çfarë dihet deri tani për atentatorët e Parisit? (FOTO)

 

Hetimet e autoriteteve franceze kanë zbardhur deri tani një pjesë të emrave të terroristëve që kryen masakrën në Francë. Personi kryesor që ka ideuar sulmin, dyshohet se ndodhet në Siri.

Abdeslam Salah.Deri tani nuk është arrestuar ende. Ka nënshtetësi franceze. Ka lindur në 15 shtator 1689 në Bruksel. Nga 2009 deri në 2011 ka  punuar në një kompani transporti publik në Bruksel. Cilësohet si mik i ngushtë i Abdelhamid Abaaoud, njeriu që ka ideuar sulmin.

Abdelhamid Abaaoud,i shpallur në kërkim dhe njeriu që dyshohet se qëndron pas gjithë skenarit. Është 27 vjeç dhe ka nënshtetësi belge. Jetonte në Molenbeek të Brukselit dhe dyshohet se ka marrë pjesë dhe në disa sulme në muajin janar. Emri i tij del në shumë dosje krimesh në Bruksel mes vitin 2010 dhe 2011. Shërbimet inteligjente thonë se tashmë ndodhet në Siri dhe është një nga “kasapët më aktiv të ISIS”.  Drejtësia belge e ka dënuar një vit më parë më 20 vjet burg për rekrutim të xhihadistëve. Në vitin 2014 ishte në faqet e para të mediave belge, pasi rrëmbeu vëllai 13 vjeç dhe e mori në Siri.

Skuadra e sulmit në Stadiumin e Francës

Sulmi në Stadiumin e Francës dyshohet se është kryer nga tre persona.

Bilal Hadfi (i vdekur).  Është më nënshtetësi franceze. Ka lindur në 22 janar 1995 në Belgjikë. Ka marrë pjesë në Siri si luftëtarë i Shtetit Islamik. Të premten e 13 Nëntorit hodhi në erë vetën përballë stadiumit në Paris.

Ahmad Al-Mohammad (i vdekur),25 vjeç, lindur në Siri. Është atentatori i dytë në stadium që hodhi veten në erë. Shenjat e gishtave të tij tregojnë se në muajin tetor ka hyrë në Greqi si refugjatë në ishullin e Leros.

Atentatori i tretë nuk është identifikuar.

Skuadra e vrasësve në Bataclan

Ismael Omar Mostefai (I vdekur).Është personi i parë që u idenfitikua në sulmin e së premtes.  Ishte 29 veç. Jetonte me familjen në lagjen Courcouronnes në Paris. Që nga viti 2010 ishte në dosjen e shërbimeve sekrete franceze me shenjën “S”, që nënkupton rrezikun e një radikali islamik. Ka qenë në Siri gjatë vitit 20113-2014.

Samy Amimour (i vdekur). Ka lindur më 15 tetor 1987 në Paris. Në vitin 2012 ishte në proces gjyqësor për lidhje me një grup radikal në Jemen. Në 2013 ishte në kërkim ndërkombëtar. Më 13 nëntor ishte pjesë e grupit që bëri sulmin në Bataclan.

Atentatori i tretë në Bataclan nuk është identifikuar. Por mësohet se ka vdekur gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Skuadra e sulmit në restorant

Ibrahim Abdeslam (i vdekur).Me nënshtetësi franceze.  I lindur më 30 qershor 1984, jetonte në Bruksel. Hodhi veten në erë përballë “Comptoir Voltaire”. Ishte i njohur nga policia si person i përfshirë në trafikun e drogës dhe vjedhje. Në vitin 2000 u dënua me disa muaj burg për shpërndarje droge. Operacionin në Paris e ka kryer me vëllain e ti Salah. Vëllai i tretë i tij, Mohamed, u arrestua në Bruksel dhe më pas u la i lirë. 

SHKARKO APP