Çfarë do të bëjë nëse nuk merr 71 mandate? Rama e thotë për herë të parë
Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme duke u shprehur se nëse del forcë e parë por nuk merr mandatet e nevojshme për të krijuar qeverinë e re, atëherë ai nuk do të krijojë një qeveri nga halli.
Duke folur në Real Story, Kryeministri du shpreh se ai nuk do të bëjë qeveri halli, duke shtuar se është i gatshëm që këtë hall t’ia delegojë dikujt tjetër sepse ai nuk dëshiron një qeveri të tillë.
“Në demokraci teorikisht, partia e parë ngarkohet të bërë qeverinë. Bënxhamin Metanjahu as në ëndërr nuk i ka parë 50+1 ulëse por ka 10 vjet që drejton. Unë qeveri me njerëz të tjerë nga këta nga halli që s’i kam numrat nuk bëj. Të jesh i pari me 69 do të thotë nuk ke bnevojë të mundohesh fare. Qeveri nga halli nuk bëj, Unë shqiptarëve i them ky mandat nuk është për mua. Unë dua një mandat të qartë për të investuar 10 miliardë euro që ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm. Nëse PS nuk i ka mandatet për të qeverisur dhe duhet të krijojë një qeveri nga halli, atëherë këtë hall do ia delegoj dikujt tjetër”, theksoi Rama.