“Çfarë do të bëjë një baba pa vajzën e tij?” Mbetet në burg 31-vjeçari që kërcënoi të vetëvritej me kallash

Gjykata e Fierit la sot në burg 31-vjeçarin, Elton Meta, i cili mbrëmjen e të shtunës kishte shkuar te shtëpia e vjehrrit të tij dhe kërcënonte se do të vetëvritej.

Gjyqtari, Ergys Selmani, vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”. Të njëjtën masë kishte kërkuar dhe prokuror i çështjes Çlirim Sina.

Ndërsa avokati i tij Ermal Hamataj kishte kërkuar arrest me burg me afat 30 ditor  për kryerjen e ekspertimit psikologjik dhe të shëndetit mendor.

“Kemi dyshime që personi i arrestuar paraqet gjendje emocionale të paqëndrueshme për shkak të një aksidenti të ndodhur para pak kohësh që i ka sjellë dëmtime në pjesën e kokës. Sipas familjarëve ai ka kryer edhe verpime të tjera të dhunshme. Situata ka avravuar për shkak të rrethanave jo të favorshme mes çiftit, dyshimet e ndërsjellta për mungesën e besnikërisë ndaj njëri-tjetrit kanë bërë që ajo është larguar nga banesa bashkëshortore duke shkuar te prindërit e saj dhe duke marrë me vete vajzën 18 muajshe. Për këtë arsye ka shkuar në banesën e babait dhe nënës së bashkëshortes, për të kërkuar fëmijën. Por në asnjë moment nuk ka pasur për qëllim ti bëjë keq askujt.”

Vetë Elton Meta mësohet se ka thënë në gjykatë: Çfarë do të bëjë një baba pa vajzën e tij?

31-vjeçari akuzohet për tre vepra penale, “armëmbajtje pa leje”, “kundërshtim të punonjësit të policisë dhe “dhunë në familje” .

Mendohet se ka qënë një konflikt që Elton Meta ka pasur me bashkëshorten e tij  dhe kjo e fundit sipas familjarëve nuk e lejonte që të takontë vajzën 1 vjeçe e gjysmë.

“Jam mama e djalit, Elton Meta. Ai kaloi në depresion nga nusja, sillej shumë keq. Ajo ikën nga shtëpia dhe merr vajzën e vogël. Unë e marr në telefon dhe i them se çfarë është kjo që bëra. Ajo më tha se nuk e do më djalin. E shihja se shkruante në telefon. I thash ik në shtëpi se Toni të do. Ajo the se ka bërë gabime dhe do që të ndahet nga djali. Edhe gjyshja tha se nuk do ta japë më atje, nuk do të qëndrojë më çupa.

Ajo i mbyllte telefonin dhe djali nuk shihte dot vajzën e vogël. Djali e ka denoncuar. Nuk e ka ndihmuar njeri dhe ai iku në mënyrë të paditur. E marrim në telefon dhe ai thotë se është në malin e Tomorit keq. I them hajde se do ta zgjidhim. Pastaj erdhi policia në shtëpi dhe na tha se nuk e kemi mirë djalin. Djali tha se nëse nuk sheh vajzën do të vrasë veten. Nuk e di ku e ka gjetur armën. Nusja paftë hajër nga zanati, sic ma nxiu mua pragun e shtëpisë, kështu u bëftë!”

Ndërkohë, Bashkim Meta babai i djalit, po ashtu tha se Eltoni e ka denoncuar nusen në polici dhe kjo e fundit nuk e ndihmoi.

/Ora News

SHKARKO APP