Çfarë duhet të bëni për t’u strehuar në hotel pas tërmetit katastrofik, ja hapat që duhet të ndiqni
Ndërkohë që kemi ende bilanc paraprak për situatën e dëmeve të tërmetit katastrofik në vend, që la pas 51 viktima, kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë, se banoret e prekur nga tërmeti do të strehohen në hotele.
Në çadra sipas tij, do të rrinë vetëm ata banorë që nuk duan të shkojnë në hoetele për shkak të lidhjes me tokën, apo bagëtinë, e atyre do t’u sigurohen çadra të standardeve si të ishin qytetarë të BE-së.
Për të gjithë ata banorë që janë të interesuar të shkojnë në hotel, duhet të mbajnë parasysh këto hapa. Ja çfarë duhet të bëjnë:
Ja hapat që duhet të ndiqni për t’u strehuar në hotele
1. Drejtohuni tek njësia administrative
2. Merrni vërtetim me vulë nga administratori që ndërtesa juaj është e pabanueshme dhe keni nevojë për strehim
3. Me vërtetimin paraqituni tek bashkia tek sporteli
4. Nga bashkia do të niseni në mënyrë të organizuar drejt hotelit