Çfarë duhet të bëni përpara, gjatë dhe pas tërmetit (VIDEO)

Çfarë të bëjmë përpara një tërmeti?

  • Nëse nuk jeni të bindur që banesa juaj është e projektuar që mund të përballojë një tërmet atëherë me ndihmën e një specialisti mund të përforconi muret mbajtëse dhe lidhjet mes mureve dhe soletës
  • Mundohuni të shmangni vendosjen e mobilieve të rënda
  • Siguroni mirë në mure, raftet, bibliotekat, piktura dhe pasqyrat
  • Gjithmonë vendosni objektet më të rënda në katet e poshtme të rafteve
  • Në kuzhinë siguroni që dyert e rafteve ose sirtarëve ku mbani pjatat, gotat, filxhanët dhe thikat të mos hapen në rast të lëkundjeve të tërmetit
  • Mësoni ku janë dhe si të mbyllni rubinetat e gazit, ujit dhe automatin kryesor të energjisë elektrike
  • Përcaktoni pikat më të sigurta të banesës, ku të strehoheni në rast tërmeti: poshtë kasave të dyerve, në cepat e mureve ose poshtë tavolinës dhe krevatit
  • Mbani gjithnjë në shtëpi një kuti të ndihmës së shpejtë. Një elektrikë dore, një radio me bateri. Për këto sigurohuni që çdo pjesëtar i familjes të dijë ku këto ndodhen
  • Eleminoni çdo situatë që në rast tërmeti mund të përbëjnë rrezik për ju dhe familjen tuaj

Çfarë duhet të bëjmë gjatë një tërmeti?

  • Nëse gjendeni në një vend të mbyllur shkoni menjëherë poshtë traut të banesës, në kasën e dyerve ose pranë një muri mbajtës
  • Duhet të kini kujdes nga gjërat që mund t’ju godasin si xhama ,mobilie etj
  • Kini kujdes në përdorimin e shkallëve. Shpesh herë janë pak rezistente dhe mund të dëmtohen
  • Është mirë të shmangni përdorimin e ashensorit. Mund të bllokohet ose të jetë dëmtuar
  • Kini kujdes nga pasoja të tjera nga tërmeti, si shembjet e urave, rrëshqitjet dhe rrjedhjet e gazit
  • Nëse jeni në ambient të hapur largohuni nga ndërtesat e larta, pemët, shtyllat elektrike pasi mund të goditeni nga materiale të ndryshme

Çfarë duhet të bëjmë pas tërmetit?

  • Sigurohu që personat rreth jush janë në gjendje të mirë shëndetësore
  • Dilni me kujdes nga banesat
  • Mos harroni të vishni këpucët pasi jashtë mund të ketë xhama dhe sende të tjera dhe mund të dëmtoheni nga këmbët

VIDEO ILUSTRUESE PËR MASAT NË RASTET E TËRMETEVE

What to do BEFORE, DURING and AFTER an earthquake
10 Ways to Survive an Earthquake, According to Experts
How to Protect Yourself During an Earthquake | Disasters

SHKARKO APP