Çfarë duhet të ndryshojë me rimbursimin? Toma: Pacientët me simptoma s’kanë pse presin testin

Presidentja e Urdhrit të Farmacistit Diana Toma, foli në studion e ABC për udhëzimin e rimbursimit të ilaçeve Covid për pacientët në banesë.

Sipas saj nuk duhet ishte bërë një selektim i tillë,  që rimbursimi t’i mundësohet vetëm pacientë që kanë kryer testin.

Gjithashtu Diana Toma tha se në këtë udhëzim sipas saj duhet të ndërmerren disa ndryshime.

Swiss Digital Desktop Reklama

 “Në shtëpi trajtimi është shumë më i zgjeruar se lista që ofron  rimbursimi. Ngarkesa e mjekut të familjes është shumë më e madhe. Farmacistët asnjëherë nuk janë pyetur, Nuk e di kush ka tagër të çojë profesionistë në këto grupe pune.

Swiss Digital Mobile Reklama

-Rekomandoj që të hiqet kufizimi vetëm për pacientë që rezultojnë covid pozitiv, nuk ka përse të presin testin kur klinikat ekzistojnë.

-Nuk ka pse të specifikohet bari.

– Nuk ka në përmbajtje barna që nuk gjenden në tregun farmaceutik. Gjenden në treg, por në udhëzim nuk janë të përfshira”, u shpreh Toma.

Më tej ajo theksoi: Skema e rimbursimit thotë që të ofroj atë që është më e përballueshme për buxhetin tim si shtet. Por duke përcaktuar këtë, pacientit i është hequr e drejta e përzgjedhjes.

Marrëdhënia e pacientit së pari është me mjekun e familjes, por edhe farmacistët janë shumë të ekspozuar dhe ende nuk ka një masë mbrojtëse”, tha Toma.

Sa i përket blerjes online të medikamente ajo theksoi se është e ndaluar me ligj, duke shtuar se një vendim i tillë nuk duhet të ndryshojë.

/abcnews.al/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?