Çfarë e nxori Blendi Klosin sot në 6 të mëngjesit në Rinas?!

Nuk e dimë a ka ndodhur ndonjëherë më parë që një ministër të dalë në orën 6 e 30 të mëngjesit në aeroportin e Rinasit për të pritur turistë, por Blendi Kolsi e ka bërë këtë gjë ditën e sotme.

Charterin e parë me turistë të linjës direkte Tel Aviv-Tiranë e ka mikpritur vetë Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, i cili ka qenë sot në 6:30 të mëngjesit në aeroport për t’i uruar mirëseardhjen turistëve izraelitë te pikat e informacionit Smile Albania.

Pas charterit të parë të drejtpërdrejtë nga Izraeli, javën e ardhshme do të vijë edhe charteri i parë nga kompania Israir, duke çuar në 4 numrin e charter-ave në javë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Klosi u shpreh se gjatë gjithë sezonit turistik do të ulen në Rinas rreth 300 chartera të cilët do të sjellin turistë jo vetëm nga Izraeli, Skandinavia, Polonia, Çekia, por edhe nga Anglia e Gjermania.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Smile Albania”- 1000 të rinj dhe të reja do të jenë mikpritja me buzëqeshje për turistët e huaj, por edhe dora e kujdesshme që do të ruajë mjedisin për të rritur kështu ndërgjegjësimin e qytetarëve për një Shqipëri të bukur dhe të pastër.

Iniciativa e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Smile Albania do të angazhojë dhe do të punësojë 1000 të rinj në sezonin veror, të cilët do të jenë prezent në të gjithë territorin e vendit në ndihmë të menaxhimit dhe prezantimit të pasurive turistike.

Pranë pikës “Smile Albania” turistëve u jepet informacion dhe buzëqeshje duke shënuar kështu edhe inaugurimin e së parës pikë informacioni në një nga pikat hyrëse të Shqipërisë, aeroporti i Rinasit. Ministri Klosi theksoi se kjo pikë, por edhe të tjerat që do të ngrihen në pikat hyrëse do të mirëpresin gjatë gjithë sezonit turistët që do të vijnë në vendin tonë.

“Do të kenë mikpritjen e 1 mijë të rinjve të cilët do t’i informojnë përsa i përket të gjitha pikave turistike të vendit tonë, mundësive që ata kanë për të vizituar Shqipërinë përtej sezonit të plazhit”- tha ministri Klosi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?