Çfarë fitoi Shqipëria nga turizmi? Bello: Asnjëherë nuk është promovuar si destinacion me çmime të ulëta

“Asnjëherë nuk është promovuar Shqipëria si destinacion me çmime të ulëta”,-thotë zv/ministrja e Turizmit, Vilma Bello, ku flet në lidhje me sezonin turistik në vendin tonë.

Teksa zbuloi se këtë vit Shqipërinë e kanë vizituar 30% turistë më shumë se një vit më parë, zv/ministrja tregon se marketimin më të madh këtë vit e kanë bërë mediat e huaja apo vetë personat që e kanë qenë në Shqipëri dhe kanë ftuar miqtë e tyre.

“Kishim nga të gjithë llojet e turistëve, nga ata që kërkonin çmime të ulëta, por edhe ata që kërkonin të larta. Tregu vetërregullohet. Asnjëherë nuk është thënë që ne duam turizëm masiv, por asnjëherë nuk e kemi ndaluar. Nëse kemi një promovim të Shqipërisë, kjo ka sjellë dhe rritje të numrit të turistëve. Sot kemi 30% më shumë turistë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Operatorët kanë qenë të kënaqur për arritjet e këtij viti. Marketimi këtë herë nga vetë turistët. Ka nga ata që nga përvoja e mirë kanë sjellë dhe miq të tyre. Turistët gjetën në Shqipëri atë që kërkonin, bukuri, trashëgimi, kulinari. Në Shqipëri mund të gjesh gjithçka edhe pse është vend i vogël. Shumë mediat të huaja kanë qenë të fokusuara këtë vit te Shqipëria”, tha mes të tjerash Bello.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?