Çfarë ju tha Renzi ? Nuk e morët vesh si funksionon Italia?

 

Nga Doriana Metollari

ryeministri Edi Rama nisi sot fjalën e tij në konferencën për shtyp të fundvitit me atë çfarë gazetarëve iu tha se ishte kartolinë urimi. Kamionistët, që transportojnë mallra drejt Italisë prej 25 vitesh, nuk do të paguajnë më 500 Euro taksë për çdo kamion.

“Unë kam patur sot një komunikim me kryeministrin italian, i cili ishte këtu fiks një vit më parë dhe kam marrë lajmin e gëzuar për kamionistët dhe të shumëpritur për të gjithë atë komunitet, se më në fund, qeveria italiane ka kaluar një vendim, i cili tanimë është depozituar në parlamentin italian, për heqjen e kësaj takse, një barrë 500 euro për çdo kamion që hyn dhe del në Itali nga Shqipëria. Pasi të kalojë dhe procedura parlamentare, ky hap kthehet në ligj. Ndërkohë, qeveria italiane, bashkë me vendimin, ka depozituar edhe mbulimin financiar të shumës që do t’i hiqet nga shpina kamionistëve, pra është një zotim i mbajtur nga ana e kryeministrit italian” tha Kryeministri Rama.

Bravo Renzi ! Po ky nuk është ende lajmi i mirë për kamionistët. A a e dini sa projektligje dhe dekrete mbërrijnë në tavolinat e parlamentarëve italianë pa u aprovuar asnjëherë ? Je në Itali. Sa e sa beteja kanë dështuar në Parlament dhe pse Qeveria i ka aprovuar.

Pastaj nuk e morëm vesh, Qeveria italiane ka aprovuar dekret apo projektligj ?

Dekreti ka tre muaj afat për tu aprovuar dhe nëse nuk aprovohet, brenda kësaj distance kohore, automatikisht bie. Kamionistët duhet të vihen përsëri në radhë para dyerve të qeverisë për tu marrë në konsideratë përsëri.

Ndryshe projektligji, nuk ka afat për tu aprovuar, por kjo nuk është as hera e parë as e fundit që Qeveria italiane çon një projektligj në kosheren e parlamentareve dhe ata nuk e aprovojnë. Nuk e dinit ?! Negociatat që keni bërë ju dhe Meta janë një gjë, e Parlamenti italian është shumë më i lodhshëm. Nëse Kryeministri italian Mateo Renzi, vërtet do të japë lajm, duhet të bëjë betejën e tij në Parlament për ta aprovuar.

Parlamenti është lufta e vërtetë, jo qeveria.

Kjo telefonata, sa për të thënë, “unë bëra timen”, nuk u shërben kamionistëve shqiptarë, të cilët brenda parlamentit italian janë shumë më të pambrojtur se kamionistët italianë, me një arsenal sindikatash dhe organizmash të tjerë të fuqishëm, ku levizin miliarda.

Vërtet do ta shohin me sy të mirë këtë aprovim të qeverisë italiane ? Jo.

Prandaj Renzi as ju nuk i dhatë asnjë lajm të mirë kamionistëve. Filloni betejën në Parlament, dhe mbylleni këtë histori.

SHKARKO APP