Çfarë kërkoi në Durrës komisioneri i BE-së për menaxhimin e krizave?!

Pas mbërritjes në vendin tonë në mëngjesin e sotëm, komisioneri i Europës për menaxhimin e krizave Janez Lenarčič ka vizituar së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin fuqiplotë Bledi Çuçi, qytetin e Durrësi, për të parë më nga afër gjendjen pas tërmetit.

Më pas gjatë mbledhjes së zhvilluar në bashkinë Durrësit Lenarčič u shpreh se më me rëndësi është për momentin është pikërisht vlerësimi i nevojave pas kësaj fatkeqësie. “Jemi lidhur me Organizatën e Kombeve të Bashkuara me institucionet financiare dhe do të jetë një punë shumë e rëndësishme, pasi do të  orientojë këto çështje te vlerësimi i nevojave. Gjërat po shkojnë sikur duhet por duhet të përfshihen edhe ndryshime në parandalimin. Unë do të shkoj të vizitoj sot disa nga zonat që janë prekur” tha ai.

Rama vendosi theksin tek krijimi në të ardhmen i një strukture të vetme në Ballkanin Perëndimor që të aktivizohej menjëherë sapo në një nga këto vende të pësonte një fatkeqësi natyrore, ashtu sikurse funksionojnë vendet e Bashkimit Europian.

SHKARKO APP