Çfarë mendon Skënder Gjinushi për ligjin e arsimit të lartë?

Skënder Gjinushi mendon se duhet të harmonizohen ligji i akademisë, ligji për shkencat dhe ligji për arsimin e lartë.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Gjinushi thotë se ligji për plagjiaturat, ligji për kodin e etikës në kërkim është ligj që së bashku me pr/ligjin e shkencës plotësojnë 2-3 kërkesat e studentëve.

Beti Njuma: Si e shihni ligjin për arsimin e lartë?

Swiss Digital Desktop Reklama

Skënder Gjinushi: Debat të vetëm që mund të ketë sot ka qenë si të harmonizohet ligji i Akademisë së Shkencave, ligji për shkencën dhe ligji për arsimin e lartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Beti Njuma: Jeni me studentët apo me kryeministrin?

Skënder Gjinushi: Po nuk ndahet ashtu, kryeministri i bë me studentët. Unë e kam shprehur mendimin tim. Vetë miratimi i ligjit për akademinë, miratimi i ligjit për shkencën bën të nevojshme që të harmonizohen këto dhe akademia përveç këtij ligji, meqë është folur shumë për pastrimin, meqë flitet shumë e meritojnë se meritojnë, atëherë e vetmja që nga llafet dhe deklaratat publike, këtë e bëri me ligj është Akademia. Ligji për plagjiaturat, ligji për kodin e etikës në kërkim është ligj që plotëson së bashku me pr/ligjin e shkencës plotësojnë 2-3 kërkesat e studentëve, por duke i vënë bazë ligjore, jo thjesht deklarative. Këto do bëjnë të nevojshme edhe reflektim tek ligji për arsimin e lartë, i cili si çdo ligj ka nevojë për përmirësimin e tij. Ndërsa  Kërkesa e studentëve ndahen në dy, janë ato ekonomike që u plotësuan dhe këto të tjerat. Nuk mund të abuzohet me opinionin publik duke shtrembëruar fjalën e kryeministrit dhe të vërtetën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?