Çfarë mendon Zoti për Ramën, a po bën sa duhet si Kryeministër?

Ekzistenca e çdo prindi lidhet me fëmijët dhe përballë atyre duhet të tejkalosh edhe dhimbjen.

Kryeministri Rama ishte sot në familjen e Saimir Grekut që humbi jetën nga tërmeti. Bashkëshortja dhe vajza janë sistemuar në një apartament në Shkozë.

Me hallin që u ka rënë, ku veç Saimirit kanë humbur jetën edhe prindërit e tij,  të vetmit që kthejnë ngjyrat në atë shtëpi janë fëmijët.

Rama u ritakua me vogëlushen  5-vjeçare të vëllait të Saimirit, Dorjan Greku, i cili pas ngjarjes së trishtë u kthye me familjen nga Franca.

Që në takimin e parë ajo ra në sy për energjinë dhe zgjuarsinë. Tashmë me krenari i tha Ramës: Të dyqani i bukës më thanë se je bërë e famshme.

E teksa kryeministri po i shpjegonte se qeveria po mundohet të investojë për brezat e ardhshëm në arsim, vogëlushja me pafajësinë e saj e futi në një debat të thellë mbi llogarinë në botën e përtejme.

Rama: Kur të rriteni ju mos të keni më taksiratet e atyre që paguajnë borxhet e së kaluarës.

Vajza: Edhe po e bëmë prapë te Zoti do jemi.

Rama: Nuk diskutohet, po sa kohë jemi këtu duhet ti bëjmë gjërat më mirë që kur të shkojmë te Zoti dhe të na thotë: Çfarë bëtë ju kur ishit atje? Ti themi kemi bërë ca të mira, se ndryshe pastaj është keq puna atje.

Vajza: Ty ka për të thënë Zoti të lumtë që i bëre ato gjëra.

Rama: Nuk e di, duhet me bo çmos.

Vajza: E di ai vetë.

Rama: Po ai e di patjetër, po…

Vajza: Kur të ikim lart ta dëgjojmë se çfarë do të thotë ai ty dhe kalamajve të vegjël.

Rama: Ju ai ju ka në dritë të syrit, ju ruajti dhe mbrojti.

SHKARKO APP