Çfarë ndodh kur s’ka efekte anësore nga vaksina anti-covid?

Deri më sot ekspertët kanë folur për efektet anësore të vaksinës anti-covid dhe se këto reagime janë të pritshme pasi tregojnë se sistemi imunitar po bën punën e tij. Nga ana tjetër, ata që nuk kanë efekte anësore, natyrshëm pyesin: A po funksonon siç duhet sistemi i tyre imunitar?

“Edhe nëse nuk keni efekte anësore pas vaksinimit, ka shumë të ngjarë që trupi juaj të ketë ende një përgjigje të mirë mbrojtëse”, tha Dr. Chris Thompson, një imunolog dhe profesor i asociuar i biologjisë në departamentin e biologjisë të Universitetit Loyola në Maryland.

Edhe pse efektet anësore si dhimbjet e muskujve, temperatura ose lodhja janë shenja që sistemi imunitar po funksionin, mungesa e efekteve anësore nuk do të thotë që vaksina nuk po funksionon. Në provat klinike të Pfizer dhe Moderna-s, një pjesë e konsiderueshme e pjesëmarrësve nuk patën efekte anësore, megjithatë ata ishin të mbrojtur kundër Covid-19.

“Kur shohim të dhënat e provës, pak më shumë se gjysma e pjesëmarrësve nuk patën ndonjë efekt anësor, por ata ishin akoma më shumë se 90% të mbrojtur pasi morën vaksinën”,-tha Castrucci. Ai theksoi se disa njerëz do të kenë efekte anësore, por shumica nuk do të ketë. “Sido që të jetë, do të mbroheni nga virusi”.

SHKARKO APP